Një person ka shkrepur 10 fishekë të armës automatik AK-47. Ngjarja thuhet se ka ndodhur të martën në Mitrovicë të Jugut rreth orës 22:00.
Deri më tani Policia nuk ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, ndërkohë që rastin po e trajton si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje e përdorim i armës.
“Është raportuar se personi i panjohur nga një veturë kishte gjuajte me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar 10 gëzhoja të fishekëve të cilat dyshohet se i përkasin armës automatik AK- 47. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
-
I dyshuari plagos veten me armë zjarri në Pejë, konfiskohet AK-47
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë, municion dhe drogë
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok
-
Theri me thikë një person, Policia gjen armë e granata në shtëpinë e serbit në veri të Mitrovicës
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij