Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë në Pejë, ndërsa një tjetër person i dyshuar për këtë rast thuhet se ndodhet në arrati.
Në njoftimin e Policisë thuhet se më datë 13 qershor 2023 rreth orës 23:10, Policia është informuar se në rrugën “Ali Pashë Gucija” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se fillimisht disa persona janë rrahur mes veti. Gjatë rrahjes nga personat e dyshuar është përdorur edhe arma e zjarrit dhe si pasojë dy persona janë plagosur. Dy të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin Rajonal në Pejë, ndërkohë ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në rrahje”, thuhet në njoftimin e Policisë.