Policia e Kosovës njoftoi se një shtetase e Gjermanisë në Gjakovë ka raportuar se është rrahur nga një person, që ishte në gjendje të dehur. Viktima ka marrë trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar pasi është larguar në drejtim të panjohur.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po kryejnë hetimet.
Ky rast është iniciuar si “dhunë në familje”.
“Viktima femër shtetase e Gjermanisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.