Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen në Angli tre nga gjashtë të dyshuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt

Tre nga gjashtë të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Londër në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Metropolitane britanike.

Personat e arrestuar janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Ata dyshohen se morën pjesë në role të ndryshme për vrasjen e 51-vjeçarit Nikulaj javën e kaluar në Shëngjin. Haxhia dyshohet se ishte porositësi, ndërsa Hunt dhe Mithan kishin rolin e "spiunëve". 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit të Policisë, koordinimi me britanikët do të vazhdojë deri në arrestimin e tre personave të tjerë që dyshohen se morën pjesë në vrasjen e ish-kandidatit për deputet dhe kandidatit për bashki.

Ruben Saraiva, shtetas portugez, dyshohet se është autori i krimit. Ai ende nuk është kapur.

Saraiva, sipas videove të publikuara në mediat në Shqipëri, shihet teksa hyn në lokalin e Ardian Nikulajt dhe e qëllon shtatë herë teksa ishte duke pirë kafe.

Sipas mediave në Shqipëri, vrasja e tij ka lidhje me një gjakmarrje.