Policia e Kosovën është në kërkim të një personi të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Të mërkurën, policia në Shtërpcë është informuar për një rast kanosje. Policët kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit i cili kishte kanosur bashkëshorten e tij.
Në shtëpi i kanë gjetur edhe armë.
“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit”, njoftoi PK-ja.
-
Sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti kanosjeje në Rahovec
-
Burri që jeton jashtë vendit kërcënoi me vrasje bashkëshorten në Prizren
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë