Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, shtetas i huaj, është sjellë pa shenja jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.
Ky rast është duke u hetuar dhe trupi i pajetë i personit që ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese.
Rasti ka ndodhur të shtunën në mesditë. “Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.