Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, shtetas i huaj, është sjellë pa shenja jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.
Ky rast është duke u hetuar dhe trupi i pajetë i personit që ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese.
Rasti ka ndodhur të shtunën në mesditë. “Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua dërgohet pa shenja jete në QMF në Prishtinë
-
Vdes një burrë në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime
-
Vdekje e dyshimtë në Shtime, një burrë u dërgua pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit
-
Gjendet i vdekur një pacient në Entin Special në Shtime
-
Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF-në e Komoranit