Një burrë është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Shtime. Sipas Policisë së Kosovës vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe rasti po hetohet nga Policia.
Trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar për obduksion në Institutit e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një burrë në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime
-
Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete
-
Policia po e heton vdekjen e një personi në Shtime
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë