Vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skenderajt të mërkurën.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili e ka sulmuar një person me mjet të fortë.
Nga vendngjarja është sekuestruar një shufër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht me një mjetë të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.