Një muaj paraburgim i është caktuar njërit nga dy të dyshuarve për vrasjen e 18 marsit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Siç shkruan Betimi për Drejtësi, ndaj A.M. është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa për M.M. është refuzuar kërkesa për paraburgim.
“Sa i përket të mbrojturi tim, M.M. gjykata ka vlerësuar se nuk ka dyshim të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale dhe ka refuzuar në tërësi kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit. I njëjti është liruar dhe tash e tutje shohim për procedurat tjera”, ka thënë avokati Skender Musa, mbrojtës i të dyshuarit M.M.
Ndërkaq, për të dyshuarin tjetër, avokati Musa ka thënë se gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit edhe pse sipas tij, i njëjti nga shkresat e lëndës kuptohet se ka vepruar në mbrojtje të nevojshme.
Policia e Kosovës pati njoftuar të shtunën që shkoi se një person ka vdekur nga plagët e marra me armë zjarri dhe dy të tjerë janë lënduar me mjet të mbrehtë në një hotel në lagjen “Arbëria” në Prishtinë./BetimiperDrejtesi