Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi të shtunën në një hotel në “Arbëri” të Prishtinës.
Siç ka njoftuar Policia dy burra dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të një personi i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit kanë marrë po ashtu lëndime dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.
Policia ka sekuestruar një armë, me të cilën dyshohet se është kryer krimi dhe një thikë.
“Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator, 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti po hetohet nga njësitetet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë.