Kronikë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar më 24 shkurt në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, por i njëjti nuk ka pësuar lëndime.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.