Një burrë në Podujevë është arrestuar të hënën në mbrëmje nën dyshimin për dhunë në familje dhe sulm fizik ndaj një gruaje, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e së mërkurës.
Sipas raportit, viktima s’ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“DHUNË NË FAMILJE & SULM. Podujevë 13.02.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të ketë tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.