Kronikë

Dy shqiptarë arrestohen në Itali, u kapën me drogë e 73 mijë euro

Një 21-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë janë arrestuar në Itali nën akuzën për trafik droge, pasi gjatë udhëtimit me furgon, policia ua gjeti pesë kilogramë me heroinë dhe kokainë, dhe mbi 73 mijë euro.

Siç shkruan “EuroNews Albania”, të dy u arrestuan para dy ditësh. Ata kishin përdorur “metoda të sofistikuara” për të fshehur drogën. Sipas raportimit, dyshja kishte përdorur aromë të rëndë për t’i çorientuar qentë që i përdor policia për të nuhatur produktet e ndaluara.

Në pjesën e pasme të veturës, policia gjeti ushqime (vaj, fruta dhe thasë me mish, në gjendje të dekompozuar) që lëshonin erë të fortë të përzier.

Sidoqoftë, shqiptarët nuk i shpëtuan kontrollit të thellë dhe ranë në prangat e policisë italiane./EA