Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person bie nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Një person ka rënë nga një ndërtesë pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ai ka pësuar lëndime trupore, ndërsa është dërguar në QKUR për tretman mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, thuhet në njoftimin e Policisë.