Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre burra dhe një grua janë larguar nga Enti Special në Shtime.
Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se lidhur me këtë rast janë njoftuar të gjitha njësitet policore.
“Raportohet se nga Enti Special, janë larguar tre meshkuj dhe një femër. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet policore”, thuhet në njoftim.