Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm të mërkurën.
Në fshatin Krushë e Madhe, Rahovec, është arrestuar i dyshuari B. B., si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, njoftoi policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.