Kronikë e zezë

Policia nis hetimin për mbishkrimin “Wagner” në Mitrovicë

 

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për rastin e mbishkrimit “Wagner” në muret e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe të Shtëpisë së Shëndetit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë.

Në raportin policor u tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa ende nuk dihet se kush kreu këtë vepër.