Policia e Kosovës ka nisur hetimin për rastin e mbishkrimit “Wagner” në muret e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe të Shtëpisë së Shëndetit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë.
Në raportin policor u tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa ende nuk dihet se kush kreu këtë vepër.
Rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.
KOHA raportoi të dielën mbrëma për rastin. Drejtori i Shkollës “Aziz Sylejmani”, deklaroi se mbishkrimin e kishte parë gjatë ditës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shënohet mbishkrimi “Wagner” në shkollën dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë
-
Shkrime me motive ndëretnike në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut
-
Mbishkrime “Wagner”, menaxhmenti i shkollës shqipe në veri të Mitrovicës kërkon shtim të sigurisë
-
Inspektorati Policor nis hetime pas akuzave për rrahje të një serbi në Zubin-Potok
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme