Në një objekt kolektiv banesor në Mitrovicë është dëmtuar instalimi i rrymës.
Kjo ka ardhur si shkak si kyçjes ilegale në njehsorë të rrymës që ka bërë dikush aty.
Ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar zonën.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka bërë kyçje ilegale në njehsorë të rrymës dhe si pasojë është dëmtuar instalimi i rrymës në objektin kolektiv banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i KEDS dhe zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër persona në spital pas kontaktit me rrymën
-
I dogji njehsorët e rrymës, arrestohet
-
Nisin hetimet për dëmtimin e antenave policore dhe këputjen e kabllove të rrymës në Mitrovicë të Jugut
-
Zjarri përfshin orët e rrymës në një objekt banesor në Fushë-Kosovë
-
Defekti në përçuesin elektrik në Mitrovicë shkakton zjarr në një lokal, dëme të konsiderueshme materiale