Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Defekti në përçuesin elektrik në Mitrovicë shkakton zjarr në një lokal, dëme të konsiderueshme materiale

Katër persona kanë raportuar të shtunën pasdite se në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë, pas një defekti në përçuesin elektrik është shkaktuar zjarr në një lokal.

Sipas raportit të Policisë të dielën, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“E më pas si pasojë e zjarrit, banorëve përreth nga dëmtimet në rrejt elektrik ju janë shkaktuar dëme materiale në pajisjet elektrike shtëpiake”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes raportohet të kanë dalë njësitë e nevojshme policore, ekipet e KEDS-it, ekipet e zjarrfikësve, si dhe eksperti i zjarrit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.