Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, disa persona gjuajnë me armë zjarri disa të tjerë

Një vrasje e rëndë në tentativë ka ndodhur të premten në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Disa persona kanë shtënë me armë zjarri drejt disa të tjerëve që ishin në veturë.

Nuk raportohet se ka të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.