Mesditën e së premtes janë dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Gotovushë të Shtërpcës, ndërsa dyshohet për persona të plagosur.
Serbët kanë bllokuar të gjithë magjistralen në drejtim të qytezës së Shtërpcës. Burimet e KOHES në këto lokalitete kanë thënë se serbët kanë bllokuar rrugën si shenjë revolte.
“Jemi rreth 15 familje të komunitetit shqiptar afër fshatit Gorovushë, andaj shumica janë serb dhe tash ne jemi të frikësuar sepse serbët e kanë bllokuar rrugën nën dyshimet se shqiptarët kanë shtënë me armë në drejtim të fëmijëve”, ka thënë ky burim për KOHEN.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbët mbajnë të mbyllur magjistralen pas plagosjeve në Shtërpcë
-
Sot protestë në Shtërpcë për plagosjen e dy të rinjve serbë
-
Rasti i Shtërpcës: I dyshuari përballë tri veprave penale, serbët në protestë
-
Prokuroria thotë se plagosja në Shtërpcë erdhi pas mosmarrëveshjes verbale
-
Jevtiq: Sulmi ndaj dy serbëve në Shtërpcë është sulm ndaj secilit prej nesh