Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët mbajnë të mbyllur magjistralen pas plagosjeve në Shtërpcë

Dhjetëra qytetarë serbë kanë bllokuar magjistralen Ferizaj – Shtërpcë, në fshatin Gotovushë, aty ku dy persona të nacionalitetit serb u plagosën të premten në mesditë.

Policia e Kosovës është duke negociuar me ta lirimin e rrugës.

Siç raporton gazetarja e KOHËS, Rinesa Qorri, situata është e qetë, ndërsa nëpër shtëpitë e fshatit po dëgjohen edhe zhurma të mjeteve piroteknike.

Dy qytetarët në Shtërpcë, njëri 11 e tjetri 21 vjeç, sipas Policisë, u plagosën nga një veturë në lëvizje. Policia shumë shpejt arrestoi të dyshuarin, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.