Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Mirushë të Malishevës.
Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se viktima është një 22 vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.
“Sot rreth orës 8:50 në fshatin Mirushë-Malishevë është raportuar për një person i cili dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur në vitin 2000. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftim.