Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura godet për vdekje çiklistin në Prishtinë

policia

Një çiklist është goditur për vdekje nga një veturë të martën në mbrëmje në Prishtinë afër Stacionit të Autobusëve. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40, ndërsa Policia ka konfirmuar se e ka shoqëruar në stacion ngasësin e automjetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.