Është arrestuar një person në Gjakovë të shtunën mbrëma, pasi ai kishte postuar në rrjete sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.
I dyshuari është kontaktuar nga Policia dhe pasi ka dorëzuar armën ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 03.12.2022, 18:30. Njësitë policore gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë një video incizim në rrjetet sociale ku vërehet se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin është kontaktuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas dorëzimit të armës dhe intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Gjakovari publikoi videon duke shtënë me armë, policia i shkon në shtëpi
-
Të shtëna me armë në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, një i arrestuar
-
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë
-
Kapet në Xërxë një person duke gjuajtur me armë zjarri, arrestohet