Kronikë

Prizrenasi sulmon fizikisht vëllain për shkak të një kontesti pronësor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren të premten me dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se sulmi ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.