Ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këmbësori që u godit nga vetura më 12 nëntor në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në njoftimin e 13 nëntorit, Policia pati thënë se shoferi është arrestuar pasi nga pakujdesia pati goditur këmbësorin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.