Kronikë

Sulmohen fizikisht katër të rinj shqiptarë në veri

Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të martën, viktimat janë sulmuar pasditen e së hënës.

“Katër viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.

KOHA ka mësuar se viktimat janë shqiptarë dhe me moshë kryesisht të re.