Një burrë është ndaluar nga Policia e Kosovës te qendra për të moshuar “Orenda” në Pejë.
Ekipi i KOHËS raportoi nga vendi i ngjarjes se burri po kërkonte informacione për bashkëshorten e tij e cila punon infermiere aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e ka ndaluar për kanosje.
Ndërkohë, drejtori i kësaj qendre ka mohuar se ndonjë prej familjarëve i ka tërhequr të moshuarit prej aty, megjithëse KOHA ka qëndruar para qendrës qysh prej raportimit të rastit dhe ka parë disa familjarë të cilët i kanë marrë të afërmit e tyre nga qendra.
Qendra për të moshuar ka 29 të moshuar. Shuma e pagesave varion nga 600 deri në 800 euro për përkujdesje në të.