Një burrë është ndaluar nga Policia e Kosovës te qendra për të moshuar “Orenda” në Pejë.
Ekipi i KOHËS raportoi nga vendi i ngjarjes se burri po kërkonte informacione për bashkëshorten e tij e cila punon infermiere aty.
Policia e ka ndaluar për kanosje.
Ndërkohë, drejtori i kësaj qendre ka mohuar se ndonjë prej familjarëve i ka tërhequr të moshuarit prej aty, megjithëse KOHA ka qëndruar para qendrës qysh prej raportimit të rastit dhe ka parë disa familjarë të cilët i kanë marrë të afërmit e tyre nga qendra.
Qendra për të moshuar ka 29 të moshuar. Shuma e pagesave varion nga 600 deri në 800 euro për përkujdesje në të.
Artikuj të ngjashëm
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Arrestohet një grua në Pejë, kanosi dy policë
-
Një burrë në Pejë dyshohet se dhunoi një grua duke shfrytëzuar gjendjen e saj të keqe shëndetësore
-
Aktakuzë ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në strehimoren “Orenda”