Policia e Kosovës ia ka sekuestruar 10 kilogramë marihuanë një personi me nacionalitet serb në Mitrovicën e Veriut të premten, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të Sveçlës, njësia anti-drogë sot ka kryer një bastisje nën dyshimin e narkotikeve në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, ku ka gjetur sasinë prej 10 kg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Luftën e pakompromis do ta vazhdojmë në çdo kohë, kudo në territor të Republikës së Kosovës së bashku me institucionet e sigurisë të cilat do të veprojnë në zbatim te ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla.