Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtënat në Podujevë: Përleshje mes dy familjeve, pësuan kalimtarët

Të shtënat me armë të martën pasdite në Podujevë ndodhën pas një përleshjeje mes dy familjeve, sipas Policisë së Kosovës. Tre persona mbetën të lënduar nga të shtënat, prej tyre dy kalimtarë të rastit. Dy të dyshuar janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati. 

Dy kalimtarëve të rastit iu shkaktuan lëndime trupore nga xhamat e thyer që u goditën nga plumbat.

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat dhe ka vazhduar trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kalimtarëve të rastit, siç njofton Policia, u është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Për rastin, Policia deri tani ka arrestuar dy persona. Dy të tjerë janë në arrati.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë të mërkurën.