Një person është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka kryer vepra penale që ndërlidhen me mashtrim me taksa doganore, falsifikim të dokumenteve dhe shmangie nga taksat e detyrueshme doganore.
Siç bëhet e ditur nga një komunikatë nga Dogana e Kosovës dërguar mediave të mërkurën, i dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500,000.00 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore”, thuhet në njoftim.