Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në mbrëmje në pikë-kalimin kufitar të Vermicës një shtetas të Shqipërisë.
Policia ka njoftuar të martën, se arrestimi është bërë nën dyshimin se ai i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet hyrja në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.