Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për ngacmim dhe sulm seksual.
Sipas raportit 24- orësh të premten, tre të arrestuarit janë të dyshuar për sulm seksual ndaj tri viktimave, gra kosovare.
Në njoftim thuhet po ashtu se të tre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.