Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur të martën, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim e sipër në Skenderaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se viktima 60-vjeçar, fillimisht është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por se pas rreth pesë orësh pasi është rrëzuar, ka vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ‘Ahmet Delia’ në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshës rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK. Ndërsa rreth orës 20:30, nga QKUK-ja është njoftuar se i lënduari, viktima R.R., 60 vjeçar, ka vdekur”, ka thënë Zahiti.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.