Një polic i Kosovës është kanosur përmes rrjeteve sociale të premten pasdite, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të shtunën.
Sipas njoftimi, kanosja ka ndodhur pasi polici kishte shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje në trafik, në fshatin Peqan të Suharekës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas pranimit të një tikete kundërvajtje, përmes rrjeteve sociale ka kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe
-
Kërcënohet një person në rrjetet sociale
-
Arrestohet i dyshuari për kanosje të policëve gjatë shqiptimit të gjobës në trafik
-
Mitrovicasi sulmon policin pasi ai ia shqiptoi një tiketë kundërvajtjeje
-
Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese