Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën mbrëma një person në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka kanosur një person tjetër në vendin e tij të punës.
Sipas njoftimit të policisë të enjten, i arrestuari është një 63-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në orët e mbrëmjes së datës 17 gusht 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Kanosje’. Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare, bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës, i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.