Në Mitrovicën e Veriut, një kosovar ka raportuar në Polici se është kanosur nga një serb, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur, sipas raportuesit, në një lokal në Mitrovicë.
Ai ka thënë se ishte kërcënuar edhe para disa muajve.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur deri sa kishte qenë duke qëndruar në një kafene iu kishte ofruar i dyshuari mashkull serb i cili e kishte fyer dhe kanosur. Ankuesi ka deklaruar se nga i dyshuari ka qenë i kërcënuar edhe para dy muajve. Rasti në procedurë hetimore”, njoftoi Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb
-
Qytetari nga Mitrovica e Veriut kanoset nga fëmijët e tij që jetojnë në Serbi.
-
Arrestohet i dyshuari që ngacmoi e kanosi një burrë
-
Punëtori i një banke në Mitrovicë dyshohet se kanosi klientin për një kredi
-
Mitrovicasi kanos një burrë në vendin e punës, arrestohet