Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.