Një person është ndaluar në Kaçanik të enjten pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Ai kishte kaluar në kufirin Maqedoni-Kosovë me biçikletë kur ishte ndaluar.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se autoritetet maqedonase kanë njoftuar se personi është me të meta mentale.
“Është ndaluar çiklisti mashkull shtetas të Maqedonisë, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë. I njëjti person sipas autoriteteve Maqedonase është person me të meta mentale. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë
-
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq