Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua plagoset nga plumbi qorr në Prizren

Një grua dyshohet se është qëlluar nga plumbi qorr të enjten në Prizren.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së 11 gushtit, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë, ka njoftuar drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00. Viktima është në trajtim dhe jashtë rrezikut për jetë. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Alija ka shtuar se ende nuk është arritur të identifikohet i dyshuari për këtë rast.