Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur nga plumbi qorr në Peran të Podujevës.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte duke qëndruar në oborr kur është goditur nga plumbi qorr. Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.
"Podujevë 25.02.2023-20:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë.