Një grua është lënduar nga një plumb në Prishtinë më 1 janar, rreth orës 00:45, njoftoi Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi se gruaja është dërguar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim, derisa rasti është duke u hetuar.
Rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.
“Është raportuar se nga një plumb bredharak është goditur viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm