Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person paraqitet në QKUK me plumb në dorë, nuk dihet si është plagosur

Një person ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK pasi ka qenë i plagosur në dorë.

Atij i është larguar një plumb nga dora, por Policia e Kosovës nuk e di se si ka ndodhur ngjarja që ka çuar në plagosje të tij.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK pasi që ishte i lënduar në dorë. Nga stafi mjekësor është bërë intervenimi dhe viktimës i është larguar një predhë (plumb) nga dora. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te lëndimi”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia po e heton këtë rast.