Një veturë e tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë, ka rezultuar të jetë e falsifikuar, pas kontrolleve të detajuara, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.
Sipas njoftimit, pasditen e së mërkurës, Policia e Kosovës, në Vërmicë, ka përzgjedhur veturën për kontroll të detajuar. Pas verifikimit të detajuar, ka rezultuar se ka ndërhyrje te numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë ndërhyrje mekanike në numrin e strukturës së automjetit. Si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtues i automjetit ishte D.K., viti i lindjes 1989, shtetas i Shqipërisë.
Prokurori ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve për hetime e procedim të mëtejmë.
