Një veturë e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër, është sekuestruar të dielën mbrëma nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas Policisë, vetura e vjedhur është e tipit Range Rover, ngjyrë e zezë me targa vendore, ndërsa drejtuesi i saj është shtetas i Kosovës.
“Gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollit te numri identifikues i veturës, është dyshuar se ka ndërhyrje. Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it që të bëhet verifikimi i veturës, sipas të cilit ka rezultuar se është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vetura dhe leja e qarkullimit të sekuestrohen dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetime të mëtutjeshme i është dorëzuar njësisë për hetimin e autokrimeve.
-
Policia e Kosovës identifikon veturën e raportuar si të vjedhur në Itali më 2021
-
Zihet një maqedonas me veturë të vjedhur në Vërmicë
-
Ndalohet në Vërmicë një veturë e vjedhur më 2020 në Holandë
-
Kapet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet se i vodhi veturën një kosovari
-
Sekuestrohet vetura 160-mijë euroshe, dyshohet se pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani