Policia e Kosovës ka arritur të enjten ta identifikojë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, një veturë e cila ishte raportuar e vjedhur në Itali në vitin 2021.
Sipas njoftimit të policisë, vetura Land Rover me targa të Shqipërisë ka hyrë në Kosovë nga Shqipëria në mesditën e së enjtes dhe po drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.
Pas hetimeve ka rezultuar që ajo është raportuar e vjedhur dhe se i është falsifikuar edhe dokumentacioni.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, ka bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prizremnit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet”, thuhet në njoftim.

-
Zihet një maqedonas me veturë të vjedhur në Vërmicë
-
Vetura e vjedhur më 2016 bie në duart e Policisë në Vërmicë
-
Ndalohet në Vërmicë një veturë e vjedhur më 2020 në Holandë
-
Policia e Kosovës identifikon dy vetura BMW X6, të vjedhura nga viti 2010
-
Kapen dy shtetas të Kosovës me armë e veturë të vjedhur në kufi me Shqipërinë